Të fala nga Vlora! – Ai ka vendosur të ikë!

Nga Arben Abazaj

Ai eshte nje qytetar i rregullt!
I rregullt si taksapagues, nuk harron ne krye e ne fund te vitit te mbylle gjithe pagesat!
I rregullt si familjar, kujdeset per familjen, femijet, gjithe te ardhurat i shpenzon per familjen!
I rregullt si njeri, nuk i lejon vetes vese, as kumarin, as dehjen bareve, as bredhjen pas femrave!
Edhe ky deshiron qe te iki nga ky qytet!
Edhe ky eshte i trembur sot, i trembur e ne panik megjithese po ta pyesesh perse te jep vetem nje pergjigje: Ketu s’ka te ardhme!
Ai ka te drejte!
Ketu femijet i rrisin me nje deshire: Te ikin shkollohen a punesohen diku ne Evrope qe te sigurojne jeten!
Ai ka te drejte!
Nga gjithe sa nxjerr nuk i mbetet asgje te heq menjane dhe jetes nuk i dihet si vjen neser, aq me keq kur te gjen te lodhur nga mundimet e me xhepa bosh!
Ai ka te drejte!
Ketu krimi eshte bere norm jetese si mund te jetohet edhe shume kohe me pune te ndershme!
Ai ka te drejte!
Nese semuret e askush nuk eshte i pasemurshem, ketu do e shohin si kavje e si klient!
Ai ka vendosur te iki!
Se fundmi nje miku i tij humbi jeten ne nje nga rruget kryesore te qytetit vetem pse rruga nuk ka as semafor e as vijezim e as tabela as, as, as!
Ai do te iki vertet, ketu qendron si i burgosur i marre peng! Por ai e di se po te vdes tutje larg qe ketu amanet do e lere ta bien ta varrosin ne kete vend!
Kush eshte ai?
Ai je ti.
Po, po, ti qe edhe kete vit aplikove per llotarine Amerikane,
ti qe kalon para dyqanit te mishit e thua me vete “nje kile mish nje dite pune”,
ti qe per “shoping” ke zene mik dyqanxhiun e gabit qe ke ne lagje, me shprese se thesi i xhupave ne furnizimin e ri do kete nje xhup te bukur te modes per ty,
ti qe hesht e nuk ndihesh pse diku ne nje zyre pushteti te kane premtuar nje vend pune per familjarin,
ti qe ke frike te mendosh cdo bjere e nesermja, qe te ngrin gjaku kur vjen fatura e dritave,
Eshte gjithsekush qe i eshte marre peng jeta e sotmja e ardhmja, qe vidhet e mashtrohet dita dites dhe nuk i jepet asnje drite shprese se edhe ketu jeta mund te kete dinjitetin e punes dhe nderit!