Reflekset e babait si rrufeja kanë shpëtuar fytyrën e djalit të tij nga një shkop bejsbolli (Foto)

Kjo foto është bërë nga një fotograf i Pittsburgh Tribune-Review Christopher Horner.

Kjo nuk është çudi, pasi ai arriti të kapte një moment vërtet mbreslënës dhe kërcënues, i cili mund të kishte përfunduar në një tragjedi, nëse nuk ishte reagimi i shpejtë i babait.

Shaun Cunningham e mori djalin e tij në ndeshjen e parë të bejsbollit, si një dhuratë për ditëlindje, ndërsa gruaja dhe vajza e tij shkuan për shopping., 8-vjeçari Landon ishte i lumtur që u ul aq afër fushës, por ai nuk e dinte ende se kjo paraqet një rrezik të madh.

Djali po bënte fotografi me telefonin e babait të tij dhe po zgjidhte ato më të mira për t’ia dërguar nënës së tij. Për fat të mirë, babai i tij po i kushtonte vëmendje lojtarëve dhe vuri re se shkopi u fluturoi nga dora e lojtarit dhe u drejtua nga shikuesit.

View image on TwitterView image on Twitter

Shaun mendoi në fillim se shkopi do të shkonte mbi kokat e tyre, por më pas ai e kuptoi se mund të godiste Landonin. Ai e hodhi dorën lart, duke shpresuar se do të parandalonte.

Dhe kjo ndodhi. Burri thotë se nuk e ka ditur se sa afër djalit të tij ka qenë shkopi deri në momentin që e ka parë fotografinë.
Landoni do ta mbajë mend ndeshjen e tij të parë dhe do të ketë mjaft gjëra për të kujtuar. Djali është gjithashtu i gatshëm të shkojë edhe në lojëra të tjera të bejsbollit, vetëm me kushtin që babai i tij të ulet pranë tij.