Zjarret – A jemi të sigurt në vendin ku jetojmë?

  1. Nga Aida Telharaj Cano

Vetëm para pak ditëve në Velipojë ndodhi një shpërthim nga një rrjedhje gazi. Ku si pasojë pati mbi 20 të plagosur. Fatkeqësisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë shpërthimit. Shkak për zjarrin e madh u bë rrjedhja e gazit nga depozita 1000 litroshe, e cila ndodhej ne bodrumin e këtij lokali.
Sipas verifikimeve të para të policisë, çisterna e gazit 1000 litorshe ishte vendosur në bodrum jashtë kushteve teknike dhe pa lejen përkatëse. Sipas ISHTI, pronari nuk ka respektuar ligjin duke mos kërkuar apo bërë deklarimin pranë ISHTI për instalimin e kësaj pajisje nën presion. Ndaj këtij rasti u morën masa përkatëse administrative sipas ligjit
Kjo është hera e parë që ndodh një shpërthim i tillë me përmasa kaq të mëdha, dhe shpresojme i fundit.

Nëqoftëse puna e inspektorëve do të bëhej siç duhej, ndoshta do të ishte evituar ky zjarr dhe pasojat e tij, sidomoa ayo ne njerez.

Por nga ana tjeter, edhe qytetarët duhet ndërgjegjësohen, për instalimin e këtyre pajisjeve sipas rregullave përkatëse.