“Karriera nga hiçi”, nga Arian Nikaj

Nga Arian Nikaj

Meritokracia në administratën shteterore shfaqet si hierarki, që tek ne nuk duket në asnjë institucion, përveç shfaqes së shëmtuar në ushtri dhe polici.
Fabula e hierarkisë në administratë është pak a shumë e tillë, nqs në një zyrë me tre tavolina pune, sa mbaron shkollën ulesh tek tavolina afër derës, pas më shumë se dy vjet punë, mund të ulesh tek tavolina e dytë dhe pas pesë vjet pune mund të ulesh në skrivanin e shefit.

Ky është kushti minimal i hierarkisë shterore, por kjo nuk mund të thuhet për ne, kur shteti thëriti në emergjencë dy të rekrutuar të rëndomtë si Meta dhe Majko pa asnjë ditë punë dhe të pa aftë për të përpiluar një shkresë zyrtare të kapin postin e kryeministrit, pa harruar Bashën që filloj punë Ministër nga raportues dhe përkthyes i KFOR it.

Këtu filluan deputetët 18 vjeçarë dhe drejtorat që nuk u kujtohej asnjë shokë nga gjimnazi, lëre pastaj ndonjë mësues.
Çfarë kuptimi ka shteti pa nëpunsin e karrierës?!
Aftësia korruptive është kriteri i vetëm i karrierës shtetrore.
Si mund të pretendosh të bësh administrat kur bën President Metën dhe ministër financash një njeri që ka mbaruar për Gjuhë angleze.
Reforma është ngjarje e pamundur, ose ndodhi me probabilitet Zero.