‘E vdekura’ plas nga vapa, ja zgjidhja që ka gjetur (Video)

Sana Marta është një traditë e çuditshme fetare pelegrinazhi që festohet në nder të të vdekurve në vende të ndryshme të botës. Njerëzit shtiren sikur kanë ndërruar jetë dhe u kryhen të gjitha ritet e nevojshme përpara përcjelljes së fundit.

Qindra vetë morën pjesë në këtë pelegrinazh në Spanjë dhe Portugali, ndërsa një video e çuditshme është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ajo ka të bëjë me një grua të thyer në moshë, e cila ka vapë dhe bën freski me një erashkë që mban në dorë.

Pelegrinët këndojnë psalme dhe mbajnë qirinj gjatë ceremonisë, ndërsa disa madje ecin në gjunjë për të treguar përkushtimin e tyre.