Barcelonës ia refuzojnë 100 milionë euro

Liverpooli insiston të mbajë në ekip Philippe Coutinhon.

Klubi anglez e ka refuzuar edhe ofertën e re të Barcelonës, që kapte shifrën prej 100 milionë euro, rapotojnë mediat spanjolle.

Refuzimi i fundit tregon se Barça nuk ka hequr dorë nga mesfushori brazilian.

Kjo besohet të jetë oferta e tretë e Barcelonës për futbollistin, por Jurgen Klopp vahdon ta vlerësoj atë si lojtarin më të rëndësishëm të ekipit.