Spitali që rrezaton ngrohtësi dhe dashuri

Nuk duhej të haja asgjë, madje asnjë kafshatë bukë, u dobësova 25 kilogramë. Në këtë periudhë prej 8 muajsh nuk mund të pija madje as ujë. Falë Dr. Toni Josifovskit dhe Prof. Dr. Zoran Trajkovskit, sot, unë përsëri jam ai Filipi i mëparshëm.

I përballur me një situatë pa shpresë, kisha humbur shpresën se ndonjëherë do të mund të isha përsëri ai Filipi i mëparshëm. Vetëm 24 vjeç dhe isha i rraskapitur nga agonia që kalova për plotë 8 muaj. Nuk duhej të haja asgjë, madje asnjë kafshatë bukë, u dobësova 25 kilogramë. E kisha të ndaluar madje edhe pirjen e ujit. Për 8 muaj me radhë, në stomakun tim mbaja stoma e cila ishte e lidhur me zorrët. Nëpërmjet saj ushqehesha me ushqim në formë pureje, dhe në këtë mënyrë e mbaja shpirtin gjallë. Çdo ditë ishte gjithnjë dhe më e vështirë, pa energji, dhe trupi komplet i dobësuar. Në një gjendje të tillë, mjekët nuk më jepnin shpresë.

Operacion jashtë vendit

Fjalët e tyre ishin “kërkoni shpëtim jashtë Maqedonisë” ne nuk mund ta kryejmë këtë procedurë kaq të komplikuar. Këto ishin fjalë të cilat më bënë që ta harroja ëndrrën për tu rikthyer përsëri në jetën normale dhe të jetoja përsëri si shokët e mi. Kërkuam ndihmë, por dyert i kishim të mbyllura.

Ne mund ta bëjmë këtë intervenim

Në një situatë pa shpresë, vendosëm që të kërkonim ndihmë edhe një javë tjetër. Kështu, erdhëm në “Acibadem Sistina” tek Dr. Toni Josifovski,  i cili ishte shansi im i fundit për të më ndihmuar. Ende më kujtohen fjalët e doktorit “ne mund ta bëjmë operacionin”.  Ky ishte një lehtësim tepër i madh, dhe me padurim e prisja momentin kur do të filloja të konsumoja ushqim përsëri si më parë. Dr. Toni Josifovski është shpëtimtari im, i cili arriti të më kthejë në rrugën time të mëparshme.

Fillova të haja përsëri

22 ditët e ardhshme pas kryerjes së operacionit i kalova në spital, aty ku çdo punonjës rrezaton me ngrohtësi dhe dashuri.  I gjithë personeli ishte me mua, më dhanë forcë dhe më ndihmuan për tu shëruar më shpejtë. Pas operacionit u njoha me një tjetër shpëtimtar timin, Prof. Dr. Zoran Trajkovskin, i cili më bëri disa intervenime të tjera dhe tashmë jam kthyer në jetën time të mëparshme. Mund të pij ujë, të ha fruta, mund të konsumoj ushqim të fortë, të përtyp dhe ta shijoj ushqimin.  Për vetëm dy muaj shtova 15 kilogramë. Nuk mund t’jua shpjegoj ndjesinë e të shijuarit përsëri ushqimin dhe ujin. Pas dy muajsh, unë përsëri jam ai Filipi i mëparshëm, falë Dr. Toni Josifovskit dhe Prof. Dr. Zoran Trajkovskit.

Jeta ime ka ndryshuar dhe për këtë ju falenderoj me gjithë zemër.

Filip Gjorgioski

Lexo me shume ne http://bit.ly/2u9Am20