Ford shton një veçori shumë interesante në veturat e reja Mustang (Video)

Kjo është hera e parë që aplikohet një opsion i tillë.

Vetura sportive si Ford Mustang gjenerojnë zhurma të mëdha që për adhuruesit e veturave janë muzikë e mirë por për komshinjtë, e sidomos kur kjo zhurmë vjen në orët e vona të natës apo herët në mëngjes, bëhet shumë acaruese.

Ford ka shtuar opsionin e “Komshiut të mirë” i cili opsion e bënë modelin e ri Mustang të mos gjeneroj zhurma kur ky opsion është aktiv.

Ky opsion gjendet në bord kompjuterin e veturës me emrin “Quiet” (Heshtur).

Ideja për këtë opsion kishte ardhur nga një inxhinier i Ford i cili ishte raportuar në polici nga komshinjtë e tij për zhurma të shkaktuara nga vetura e tij Mustang.