Starton në Vlorë “Tenis për të gjithë”, iniciativa interesante në Lungomare

Nen kujdesin e vecante te Kryetarit te Bashkise Vlore Z. Dritan Leli. Shoqata sportive “Tennis Club Vlora“ ne datat 3 dhe 4 Gusht organizon eventin sportiv “TENIS PER TE GJITHE”, prane fushave te tenisit ne Lungomare, ne oren 19:00.

Topi i pare i Tenisit do te goditet nga o apasionuari i sportit te tenisit Z. Leli. Ftohen te marrin pjese ne kete event turiste vendas dhe te huaj te grup-moshave nga 10 – 16 vjec, te cilet kane zgjedhur per pushime Perlen e Turizmit shqiptar, bregdetin e Vlores.

I ftuar ne kete event Trajneri i Kombetares Shqipetare te Tenisit Z. Fatos Nallbani, i cili do te zhvilloje seanca stervitore per te apasionuarit e sportit te tenisit per grupmoshat 10-12-14-16 vajza dhe djem.

Seancat stervitore do te jene 20-30 minuteshe, per gjate gjithe dites se enjte nga ora 09:30 – 11:00 dhe 19:30 dhe diten e Premte nga ora 18:00 – 20:30.

Gjithashtu aktiviteti do te pasohet me “OPEN VLORA “ nje mini turne Tenisi ndermjet ish kampionve Kombetar se Tenisit Rei Pelushi, Genajt Shypeja dhe brezit me te ri te kombetares se Tenisit Martin Muhedini, Xhoni Pelushi, Geri Jovani, Anda Kadia, Eder Maskaj, Nikoleta Peti e tjere.
“Tennis Club Vlora“ themeluar ne 2015, nen drejtimin e te apasionuarit Vangjel Maskaj ka si qellim zhvillimin dhe zgjerimin e metejshem te veprimtarise se sportit te tenisit ne qytetin e Vlores .

Pas promovimit ne 2015 “Tenis ne cdo qytet!” ne sheshin e Skeles Bashkia e Vlores mbeshtet serisht kete sport Elitar ne 2017.

“Jemi te bindur se pas projektit gjigand te Lungomares sot qytetit te Vlores i shtohet dhe nje vlere elitare si terrenet sportive fushat e Tenisit ne vizionin tone afatgjate eshte ngritja e ekipeve zinxhir, evidentimi i sportisteve cilesore te grupmoshave te ndryshme te cilet do te perfaqesojne individualisht dhe nen logon e TCV. Sfida jone eshte qe kete sport elitar te qytetit te Vlores do ta lancojne ne majat me te larta si ne nivel kombetar dhe nderkombetar si Futbolli, Basketbolli e tjere. Nisma per promovimin e Tenisit eshte mbeshtetur dhe nga FSHT dhe SKF.” – shkruan Z. Maskaj.