Të hash më shumë në mëngjes ndihmon në humbjen e peshës

Studimi i bërë në Venezuelë, i botuar në fund të vitit 2008, që përball njëra-tjetrës dy grupe femrash mbipeshë, për një periudhë 8 mujorëshe.

Studimi sugjeron se ngrënia e një mëngjesi të bollshëm me karbohidrate dhe proteina , madje edhe një copë çokollate, mban urinë nën kontroll dhe madje ndihmon në humbjen e peshës.

Grupi që ka ngrenë mëngjes të plote ka humbur rreth 20 kg gjatë 8 muajve dhe ky numër është i konsiderueshëm kur krahasohet me vetëm 4 kg qe humbi grupi i femrave që kanë ngrënë mëngjes më të lehtë me karbohidrate të reduktuara.

Kur zgjohesh në mëngjes, truri dhe trupi janë të programuar të kërkojnë ushqim.

Metabolizmi punon me xhiro të shpejtë dhe nivelet e adrenalinës dhe cortizolit janë në maksimum.

Truri ka nevojë për energji menjëherë dhe nëse nuk hani herët, truri kërkon për një burim energjie në vend tjetër.

Ai ka nevojë për marrjen e masave urgjente duke përdorur energjinë e gjendur në muskuj duke shkatërruar indet muskulore.

Kur hani më vonë , trupi e ruan këtë energji të marrë nga ushqimi në formë dhjami.

Kombinimi i dietes me karbohidrate dhe proteina të larta në mengjes, i jep trupit një shtytje me energjinë që ka nevojë, për shkak se proteina tretet me ngadalë në trup, nuk ndjeheni të uritur gjatë ditës.

Sipas autorit të studimit, mosqenia e uritur është faktori që e bën këtë dietë të sukseshme.

Në mëngjes, kur nivelet e serotonines janë të larta, nevoja për ushqim është e paktë, por më vonë gjatë ditës, kur nivelet e saj ulen, rritet nevoja për ushqimet e tepruara si puna e çokollates.

Studimi tregon se nëse hani çokollatë pasdite, trupi mësohet me atë ndjenjë dhe ditën tjetër kërkon çokollatë në te njëjtën orë.

Por, nëse hani në mëngjes, nuk jep aq sadisfaksion se që jep me vonë gjatë ditës dhe kështu trupi vendos që “Nuk kam nevojë për çokollatë”.