Cila është mosha e duhur për fëmijët për të lundruar në inernet pa mbikqyrjen e prindërve?

Cila është mosha e duhur për të lundruar i vetëm në internet, për të qenë aktiv në rrjetet sociale? Kur një djalë apo një vajzë mund të jenë të pavarur në internet, pa mbikqyrjen e prindërve?

Mosha e duhur sipas Google është 13 vjeç. Dhe në disa vende kjo gjë është zyrtare. Por Bashkimi Europian nuk është dakord me këtë vendim. Ata duan që kjo moshë të rritet të paktën deri në 16 vjeç. Sepse në këtë moshë janë më të përgjegjshëm për të mos shpërndarë të dhënat personale në rrjet.

Në SHBA, kur përdoruesit e rrjeteve sociale mbushin 13 vjeç, Google i pyet nëqoftëse duan ta kthejnë profilin e tyre në personal. Domethënë pa mbikqyrjen e prindërve. Gjithsesi sistemi është ende duke u testuar, dhe kjo gjë u lejon prindërve të kenë ende nën kontroll se çfarë mund të shikojnë ose shkarkojnë fëmjët e tyre. Prindërve u vjen një lajmërim nëqoftëse fëmijët e tyre janë duke parë një video të papërshtashme ose po shkarkojnë diçka që ata ende nuk e kuptojnë.

Me një klikim të vetëm prindërit mund të bllokojnë çdo gjë që nuk është e përshtatshme për një fëmijë. Debatet janë ende të hapura se cila është mosha e duhur për të lundruar të vetëm në internet.