MSN-ja, gjëja më e bukur që i ka ndodhur futbollit viteve të fundit

Neymar është pranë kalimit te PSG për 222 milionë euro, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Braziliani gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me zyrtarët e Barcelonës, të cilëve u ka shprehur dëshirën për largim.

Largimi i Neymarit nga Barcelona, shënon edhe fundin e ekzistimit të treshes ‘MSN’, Messi, Suarez dhe Neymar.

Kjo treshe e futbollistëve është kompletuar në vitin 2014, pas transferimit të Suarez nga Liverpooli.

Të tre këta me lojën e tyre, shndërruan Barcën në një skuadër me sulmin më të mirë në botë, duke u cilësuar si gjëja më e mirë që i ka ndodhur futbollit viteve të fundit.

Se çfarë i kanë dhënë këta tre Barcelonës, tregojnë numrat ku në 299 ndeshje, kanë shënuar 250 gola.