Po na mësojnë gabimisht:Përse verës nuk duhet të pimë shumë ujë?

Rregulli është i thjeshtë, madje edhe kur është kulmi i vapës , ujë duhet pirë vetëm kur keni etje! Apelet e përditshme të mjekëve, shumica i kanë kuptuar gabimisht, prandaj uji dhe lëngjet po pihen jashtë çdo mase. Çështja është që edhe me lëngjet nuk duhet të teprohet.

Kur e konsumojmë në mënyrën e duhur, uji, përmirëson tretjen, eliminon toksina, ndihmon për të  mbajtur mend dhe siguron punë të shëndetshme të muskujve. Problemi lind  kur e kalojmë m tej masën, duke konsumuar sgumë ujë ose lëngje, ne ulim marrjen e kripës në trupin tonë, gjë që mund të shkaktojë hiponaterminë e njohur si çrregullim të elektroliteve.

Sipas gazetës amerikane “Clinical Journal of Sport Medicine”, ujë nuk duhet pirë kot, vetëm kur ne kemi etje, transmeton Telegrafi. Edhe pse gjatë verës rekomandohet shtimi i konsumimit të ujit, pirja e tepërt e tij  mund t’i shkaktojë probleme organizmit.

Pra, kurdo që keni etje, freskohuni me ndonjë gllënjkë ujë të freskët, por kurrsesi mos e teproni.