Kejdi Mehmetaj: I them kryeministrit të thërrasë menjëherë zjarret në kryeministri

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i është drejtuar me një ‘sugjerim”, Kryeministrit Edi Rama

Sygjerim
Në vazhdën e mbledhjeve urgjente, me pretekst koalicionin me qytetarët, i them kryeministrit të thërrasë menjëherë zjarret në kryeministri.

Përfundimi i mbledhjes të jetë: pushim i menjëhershëm nga puna i zjarreve në të gjithë Shqipërinë.

Kështu, në daljen publike të rradhës, kryeministri do e ketë gati shfajësimin edhe nëqoftëse do të jetë djegur i gjithë vendi