Klitschko tërhiqet nga boksi, nuk do të ndeshet kundër Joshua’s (Foto)

Ish-kampioni i botës për pesha të rënda Wladimir Klitschko, ka lajmëruar pensionimin nga boksi- duke përjashtuar kështu një ndeshje rikthyese kundër britanikut Anthony Joshua.

Klitschko është tërhequr nga boksi pas një karriere 21 vjeçare të mrekullueshme dhe përplot suksese.

Boksieri profesional ukrainas për plot 4, 383 ditë ishte kampion duke mbretëruar në dy disiplina- duke e mbrojtur titullin 23 herë.

Klitschko përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se ka vendosur t’i varë dorezat e boksit, pas 71 meqeve, mirëpo për shkak të interesimit tejet të madh faqja e tij zyrtare është bllokuar që e bën të pamundur që publikimi i tij të jepet i plotë në këto momente.

41 vjeçari ka fituar të artën olimpike në Atlanta dhe ka shpenzuar kohë si kampion më shumë se çdo kush tjetër deri më sot.