Karanxha: Duan të legjitimojnë drogën

Nga Val Karanxha

Sipas medias, ish kreu i SHISH, Klosi ka thene:
“Testi i droges per politikanet ne Shqiperi do te coj ne situata te paparashikuara, shantazhe etj. Droga eshte pjese e jetes private. Sipas tij, politikanet ne bote drogohen te qartesojne idete, edhe indigjenet e Amerikes e perdorin ne situata te tensionuara, po ashtu perdoret per rritjen e produktivitetit ne pune.”
Injoranca eshte lumturi, por kjo nuk eshte injorance por dicka thene me nje qellim te caktuar dhe e paramenduar.
Ajo qe shoh une:
1. Legjitimizim i perdorimit droges nga instancat me te larta deri tek lumpeni.
2. Dekriminalizimi i saj.
3. Legjitimizim i kultivimit dhe trafikut te saj per tregun e jashtem, dhe krijimin e tregut te brendeshem.
4. Zevendesimi i motivacionit te brendshem (intrinsic) me drogen per te punuar dhe jetuar me dinjitet.
5. Mesazhi qe, njeriu eshte i pafuqishem te jete i sukseshem ne menyre te natyrshme, por i duhen stimulante.
6. Kthimi nga natyralja si normalitet, ne “hight” si domosdoshmeri.
Meqense kohen e kam te kufizuar te shkruaj me gjate po permend. Ky eshte vazhdim i procesit te zhdukjes te nje kombi por edhe nje populli ne menyre barbare.
Politikanet nuk jane problem me (ne djall te vene se nuk jane as shume), problem eshte vendi, kombi dhe populli… ku do jemi mbas 20 vjetesh…?