Gjakmarrja – plagë e pashërueshme e shoqërisë Shqiptare!

Në shek. XXI, në vitin 2017, Shqipëria është ende nën kthetrat e gjakmarrjes.

U bënë dekada tashmë që nga shfuqizimi i Kanunit por në Malësinë Shqiptare ka pllakosur mjerimi shpirtëror, ka hedhur rrënjë ngujimi, lulëzon frika për shkak të gjakmarrjes.

Vendi ynë ka kaluar në disa etapa qeverrisjeje: Komunizmi, Demokracia, Rilindja që përfshijnë afro 77 vite dhe ndërkohë që në jug (dhe trevat e shëkutura nga trungu shqiptar që për fat të keq veç Kosovës, të tjerat janë ende nën zgjedhë të huaj) lulëzon civilizimi e demokracia, një pjesë e zonave të veriut jeton në mjerim, nën kthetrat e ngujimit ku kryefjala e jetës është gjakmarrja.

Është për të ardhur keq që në këto 77 vite asnjë qeverri dhe asnjë ligj nuk mundi ta shpërbëjë dhe ç’rrënjos këtë fenomen gjakpirës.

Breza të ngujuar me vite për shkak të një fenomeni absurd.

Fëmijë që nuk dalin dot te pragu i derës (për shkak të një krimi që ka kryer stërgjyshi i tyre apo një pjestar tjetër i fisit të cilin as ata dhe ndoshta as prindërit e tyre nuk e kanë njohur), sepse iu rrezikohet jeta.

E gjithë kjo skenë duket si një film horror që në fakt është një realitet i trishtë.

Çdo shqiptar ka për detyrë të kontribuojë për t’i dhënë një dritë jeshile civilizimit në këto zona të thella të Malësisë.

Nuk do të këtë kurrë demokraci, liri dhe civilizim në Shqipëri për sa kohë të ekzistojë fenomeni i gjakmarrjes!

Gjakmarrja ka qenë, është dhe do të jetë plagë e pashërueshme e shoqërisë shqiptare nëse nuk ç’rrënjoset thellë, nga rrënjët; rrënjë që edhe pse “të kalbura” vazhdojnë të qëndrojnë të forta dhe ushqejnë këtë fenomen gjakpirës që privon brezat e ardhëshëm nga e drejta për të jetuar, për të qenë të lumtur dhe për të dashuruar, ndoshta njeriun e ndaluar (hasmin e vet).

– Dashuria e pamundur (e ndaluar) është dashuria që ka rrënjët më të forta në botë!

Shembulli më i mirë në historinë e njerëzimit është dashuria mes Romeos dhe Zhulietës, e cila përfundoi në tragjedi.

– Ndoshta këta fëmijë të ngujuar mund të ishin protagonistët e një dashurie të pastër, të sinqertë!

Fëmijët janë e ardhmja e vendit, janë ata që i shtojnë ngjyrat jetës dhe i japin kuptim.

Nëse në sytë e tyre shëlqimi është i vakët, vetë jeta është e vakët dhe e pakuptimtë.

Këta fëmijë duhet të buzëqeshin, luajnë, vrapojnë, të arsimohen, të marrin kujdes shëndetësor.

– Këta fëmijë duhet të shijojnë lirinë!

– Këta fëmijë duhet të jetojnë!

– Mos i privoni nga e drejta për të jetuar!!!

“Jeta është dhurata që Zoti i ka falur njerëzimit.

Lumturia është çmimi që çdo qenie njerëzore duhet të paguajë për të jetuar”!

Jetën dhe lumturinë na i ka falur Zoti dhe veç Ai ka të drejtë të na i marrë!

– Njeriu lind nga Krijuesi dhe kthehet tek Krijuesi!

Marinela Velaj

07/08/2017