Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas debatit publik lidhur me largimet e artistëve nga vendi ynë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas debatit publik lidhur me largimet e artistëve nga vendi ynë.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se njeriu është kthyer në një statistikë, duke iu referuar faktit që kur Gallup raportoi se 56% … …

Ja statusi i plotë

Njeriu si statistikë…
—–

Kur Gallup raportoi se 56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi i tyre, u kalua me një lajm e me disa deklarata politike të thata. Komente thuajse skishte fare…

Kur Agim Hushi apo Shpëtim Saraçi shprehën publikisht zgjedhjen e tyre për t’u larguar nga Shqipëria, nuk pushojnë lajmet e nuk mbarojnë komentet….

Prandaj dhe politika ka “gjetur rehat”, kur flet gjithnjë me përqindje….

X apo Y përqind është thjesht një statistikë. Njerëzit nuk shohin asgjë të veten në atë përqindje ndaj flenë të qetë…

Ndërkohë gjithmonë shpallet “fajtor” individi, veçanërisht ai që flet… “U bë ai/ajo të flasë”…

Ndërkohë njeriu/njerëzit që janë shkaktarë të problemit, skanë faj!!!

Sëmundje e rëndë kjo…