Qeveria “Rama 2”: Ja cilët nga Ministrat e PD, mund të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë

Janë të shumtë personat që kanë mbetur të habitur nga kjo heshtje e “shurdhër” që ka mbërthyer opozitën gjatë këtyre ditëve, veçanërisht pas fakteve të rënda për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe të ndonjë politikani në trafikun tronditës të drogës.

Mos ndoshta PD –ja nuk është e interesuar të politizojë një betejë kundër narkotrafikut me përmasa shtetërore, betejë që tashmë e kanë marrë në dorë ndërkombëtarët?

Sipas burimeve, partnerët e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar kanë në duar informata, prova dhe fakte, të një implikimi të gjerë të strukturave shtetërore në atë që për shkak të shifrave marramendëse mori emrin e “Republika e Kanabisit”.

Agjenci të specializuara në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar janë vënë në lëvizje për çmontimin e këtij rrejti kriminal dqë mesa duket kanë gjetur mbështetje një mundësi bashkëpunimi edhe nga ministri i Brendshëm teknik, i propozuar nga PD, Dritan Demiraj.

Sipas burimeve, bëhet me dije se këto ditë pritet të vihen në zbatim mbi 100 urdhëra për lëvizje të zyrtarëve të lartë të policisë, oficerë me grada nga nënkomisar e lartë.

Pra, bëhet fjalë për shkarkime, transferime si dhe emërime të reja, që cilat do të mbajnë firmën e ministrit Demiraj.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu, se disa prej vendeve partnere, veçanërisht SHBA, i kanë kërkuar kryeministrit Rama të mbajë në detyrë ministrin teknik Dritan Demiraj, pavarësisht se i përket opozitës si forcë politike.

Në disa deklarata publike, të bëra nga zyrtarë të ndryshëm amerikanë, rezulton se mazhoranca e re të shohë mundësinë e një qeverisje me bazë më të gjerë dhe një bashkëpunim konstruktiv me opozitën.

Kjo, ndoshta është një garanci për qeverinë “Rama 2”, që të mos rrëshkasë në degradim siç thuajse ndodhi në mandatin e parë në raport me krimin dhe trafikun e drogës.

Ka shumë gjasa, që kryeministri Rama të pranojë një kondicionim të tillë.