Raporti i dëgjesave publike: “Ja për çfarë u ankuan qytetarët e Durrësit”

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike në rrjetin social “Facebook”, pasqyrën zgjedhore dhe raportin e dëgjesave për qarkun e Durrësit.

Njësoj si dhe në postimet e bëra për qarqet e tjera të vendit, Rama shprehet i hapur për sugjerime e ankesa që sipas qytetarëve mund të mungojnë në këtë raport.

Ja statusi i kryeministrit:

“Raporti juaj

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Durrës.

Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Durrësit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport.

Faleminderit”