Elbasan: Flakët përfshijnë pikën turistike të Gjinarit. Zjarri, shumë pranë banesave

Pika turistike e Gjinarit, Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve, janë djegur dhe shkretuar sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pisha.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të repartit të zjarrfikëseve, Administrata e Zonave të Mbrojtura, policia etj. Gjithashtu, për shuarjen e zjarrit kanë dhënë kontributin e tyre edhe banorët.

Terreni i vështirë është bërë pengesë për ndërhyrjen e forcave zjarrëfikëse, për shuarjen e zjarrit.

Tashmë, efektivët e forcave zjarrëfikëse janë pozicionuar në afërsi të zonave të banuara, pasi zjarri po përparon me shpejtësi.

Kanë qenë banorët kanë apeluar për ndërhyrje nga ajri, pasi sipas tyre situate është kritike.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarr. Mendohet se mund të ketë qenë thjesht një pakujdesi.

Policia po heton dhe nuk e përjashton as pistën se mund të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme.