Reagon Kodheli: “Mjerimi i RD, për të ardhur keq”

Ditën e sotme, në faqen e parë të gazetës së selisë blu, “Rilindja Demokratike” është publikuar një shkrim kundër Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Ministria Kodheli i është kundërpërgjigjur ashpër gazetës “RD”, e cila pretendon se Kodheli ka shpënzuar mbi 1 miliardë lekë për zyrën e saj në Ministri ndërsa për operacionet që janë kryer dhe vazhdojnë ende, për luftën kundër zjarreve në territorin shqiptar janë vënë në dispozicion thuajse 300 milionë, ose katër herë më pak para nga shifra e harxhuar për zyrën e ministres.

Kodheli ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Ja status ii Kodhelit:

“Mjerimi i një fundkazani si gazeta RD është vërtet për të ardhur keq. E lindur si shprehje e lirisë së fjalës, prej vitesh, kjo gazetë, është kthyer në një banalitet, ndaj dhe askush se merr seriozisht.

Vërej me keqardhje që ditet e vapës i kanë bërë akoma më të tollovitura kokat e nxehta të atyre që i kanë mbetur akoma në punë kësaj gazete pa sherbet, por me shumë rrena dhe helm brenda.

Zyra e MM është një zyrë shteti modeste, por brenda standardeve NATO, kur vjen puna për sigurinë.

Një nga klasat e Akademisë u transformua në zyrën e MM, por asnjë qindarkë nuk i është marrë parave të buxhetit të Ministrisë.

Një këshillë faqosëve të gazetës: tjetër herë mos i ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni edhe vetë”!