Rama: “Raportin për Tiranën, ja çfarë duan më shumë kryeqytetasit

Kryeministri Rama, ka bërë publik sot, në rrjetet sociale raportin për Tiranën, pas dëgjesave të shumta të deputetëve të këtij qarku dhe vetë atij me banorët.

Nga ky raport rezulton se, në kryeqytet ankesat më të shumta janë për papunësinë.

Ja disa prej ankesave më të theksuara të kryeqytetit:

Nnumrin më të lartë të ankesave e mban çështja e papunësisë, me 317 ankesa.

Çështja e dytë është mungesa e ujit të pijshëm, me 234 ankesa.

Çështje tjetër që është theksuar është mungesa e infrastrukturës, me 215 ankesa.

Më pas vijojnë problemet me legalizimet, siguria ushqimore, problemet me OSHEE-në, hipotekat etj.

Ja statusi i kryeministrit:

“RAPORTI JUAJ

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Tiranë.

Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Tiranës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport.

Faleminderit”.