“Askush nuk e kishte menduar se filmat dramatikë kanë efekt pozitiv në trurin tone”

Truri ynë nuk bën një dallim të madh ndërmjet dhimbjeve fizike dhe atyre emocionale, pasi zonat përgjegjëse për zhvillimin e dhimbjes fizike, janë të njëjta me ato që prodhojnë dhimbjen psikologjike.

Tragjedia shkakton prodhimin e endorfinës dhe për këtë arsye, studiuesit janë të bindur se filmat e trishtë shkaktojnë rritjen dhe prodhimin e endorfinës në tru, gjë që na ndihmon të përballojmë më mirë dhimbjen.

Endorfina na bën të ndjehemi më mirë, na ndihmon në lehtësimin e stresit dhe nxit një gjendje qetësie dhe lumturie.

Nga një studim i kryer nga psikologët në Universitetin e Ohajos që përfshiu rreth 400 njerëz, rezulton se pas ndikimit fillestar të shkaktuar nga filmat dramatikë, shumica e njerëzve ndjehen shumë më të lumtur dhe të kënaqur me jetët e tyre.

Përtej efekteve biokimike, fakt është gjithashtu se shpesh ky zhanër filmi shkakton “termite” të emocionalë në trurin tonë, të cilat na bëjnë t’i japin më shumë vlerë jetës tonë dhe çdo gjëje që kemi.

Këto filma “injektojnë” në një farë mënyre një dozë të realitetit brenda nesh, çla na bën të jemi thjesht mirënjohës që ekzistojmë.

Padyshim që kjo është një arsye e mirë për të parë herë pas herë një film dramatik, si një lloj terapie, i cili ashtu si edhe muzika e trishtë, mund të na bëjë të ndjehemi më mirë.