Berisha – Ramës: Kërkoji falje familjes së poeti Havzi Nela. Babai yt firmosi vrasjen e tij

Ish – kryeministri i vendit, Sali Berisha i është drejtuar sot kreut aktual të qeverisë, Edi Rama për të bërë një falje publike.

Por, kujt duhet t’i kërkojë falje kryeministri Edi Rama?

Berisha e ka fjalën për poetin Havzi Nela.

Ja deklarata e Berishës:

“Thirrje per ndjesë publike drejtuar Edvin Kristaq Rames!

Edvin! 29 vjet më parë, diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia dhe babai yt biologjik Kristaq Rama, do firmosnin varjen publike të poetit Havzi Nela për vargjet e dy strofave të mëposhtme.

I bindur se ju personalisht nuk keni gisht, ju bëj thirrje në këtë 27 vjetor t’i lexoni këto vargje dhe t’i kërkoni ndjesë publike familjes së të ndjerit Havzi Nela për aktin terrorist të babait tuaj të 27 viteve më parë”!