Ja cilat kanë qenë fjalët e fundit të disa shkrimtarëve të mëdhenj botërorë

Shumë shkrimtarë të njohur botërorë, para vdekjes së tyre kanë  thënë fjalët e fundit.

Fjalë prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim, etj; që kanë të bëjnë me atë çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit.

Po përmendim disa prej tyre:

Anton  Çehov, në shtratin e vdekjes, kërkoi morfinë dhe shampanjë.

“Ka kaluar  shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”, – ka thënë Çehov.

Volteri.

“Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme  për të bërë armiq”, – kanë qenë këto fjalët e fundit që Volteri i ka thënë priftit, i cili i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.

Franz Kafka:

“Më vrit, ndryshe je vrasës!”

Fjalët e fundit të Kafkës i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk  mund të fliste ditët e fundit të jetës.

Aldous Huxley, autori i  librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste, i kërkoi  së shoqes t’i jepte një dozë LSD – je, një lloj droge e njohur për efektet  psikologjike, pasi dëshironte të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.

Gëte:

“Më shumë dritë!”

Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit për fenomenin optik.

Jane Austen:

“Nuk dua asgjë përveçse të vdes”, – kështu i ka thënë Austen motrës së vet, e cila e ka pyetur se çfarë dëshironte në momentet e fundit të jetës.

  1. M. Barrie:

“Nuk mund të fle!”

Para  se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës  së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.

Hunter S. Thompson, para se të vriste veten, shkroi në letër: “Qetësohu, nuk do të dhembë!”

Edgar Allan Poe:

“Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”, – ishin këto fjalët e fundit të tij.

Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.

Lev Tolstoi në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve.

Fjalët e fundit ishin: “Dua  shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.

Emily Dickinson:

“Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”, – kanë qenë fjalët e fundit të Dickinson që kishte zënë shtratin për 7 muaj para se të ndërronte jetë.

Eugene O’Neill:

“E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”.