Himarë: “Promovimi i sportit dhe turizmit”

Bashkia Himarë rreshtohet mes shumë emrave të tjerë, sipermarrje apo institucione që promovojnë sportet dhe turizmin, në Himarën tonë.

Imagjinoni të jeni duke u ngjitur apo zbritur nga Llogaraja e “pushtuar” nga velat që fluturojnë rregullisht çdo ditë. Himara jonë është kaq e bukur sa gjithçka duket mahnitëse.

Ne po punojmë çdo ditë për ta bërë atë tërheqëse, përpos kundërshtimeve apo marrjes nëpër gojë të asaj që ne bëjmë.

Por natyrshëm kur prodhon diçka, siç ajo që ne po bëjmë për “brand” Himara, do të kemi edhe shumë baltë, tym dhe gjithçka negative tjetër. Ata kanë rrugën e tyre të bërjes pis të gjithçkaje në Himarë duke dëmtuar edhe imazhin e Himarës, vetë himariotët, ne kemi zgjedhur rrugë tjetër.

Ndaj edhe jemi të pakonkurueshëm. Nëse ata kanë një alternativeë tjetër veç bërjes pis të Himarës le të na dalin përball dhe të flasim, të diskutojmë, të bashkë – ndajmë mendimet qofshin ato apo kundër.

Por ata kanë zgjedhur baltën dhe pisllëkun sepse kanë frikë të përballen me ritmin tonë, ndaj edhe thërrasin në ndihmë forca artificiale, paguajnë shpura mediatike për t’i bërë dëm Himarës. Lëvizje afatvogla që kanë marrë përherë ndëshkimin me votë të himariotëve të cilët e kanë kuptuar rrugën e së ardhmes europiane te Himarës.

Ne vazhdojmë përparojmë vendin tonë të dashur Himarën!

E rreshtojmë atë përkrah njerëzve që nuk ofrojnë vetëm mbështetje financiare si në këto lloj aktivitetesh sportive. Sepse ata na mbështesin ne!

Na bashkangjiten në projektin tonë të transformimit të Himarës. Ndaj edhe unë do të vazhdoj të shkruaj për ata, për këta, për të gjithë që vënë një gurë të çmuar në ndërtimin për së mbari të Himarës.