Dhermiu, “Qendër Historike”

Nuk ka njeri që të ketë kaluar në Dhërmi dhe mos të jetë mahnitur me bukurinë e rralle që shfaq ne çdo detaj Dhërmiu ynë.

Së fundmi, Qeveria Shqiptare e ka shpallur Dhërmiun me Vendim të Këshillit të Ministrave “Qendër Historike”.

Disa qindra mijëra euro investime, do të bëjnë të mundur të shohim një Dhërmi unik në llojin e vet, që padyshim do ta shndërrojnë Dhërmiun ndoshta në fshatin më të bukur të Mesdheut.

Dhermiu i njerëzve të mrekullueshëm që i besuan projektit tonë të Rilindjes, duke na mbështetur në çdo iniciativë, duke na përkrahur dhe motivuar për të bërë gjëra të mëdha.

Besim që do ta shlyejmë me punën tonë të vazhdueshme në Dhërmi, për të mos qenë peng i ndonjë pune të bërë ndoshta edhe keq, nëpermjet ndonjë vendimi të nxituar, gjë e cila do të rikuperohet shumë shpejt, në kohën e duhur.

Si një obligim i imi personal për të bërë vetëm gjëra të mrekullueshme në Dhermi.

Bashkia