“4 rastet kur nuk duhet të pini kafe”

Veç faktit që është e shëndetshme, kafeja mund të ndikojë edhe negativisht në raste të caktuara.

Studime të ndryshme kanë treguar se kafja shpesh herë ul edhe rrezikun për t’u prekur nga kanceri, demenca, sëmundjet e zemrës, përshpejton metabolizmin etj, gjithashtu të njëjtat studime sugjerojnë se duhet ta shmangni kafen në raste të caktuara, për të shmangur efektet anësore, duke filluar nga ankthi deri tek rreziku për zhvillimin e kancerit shkruan Shëndeti.

Ja në cilat raste nuk duhet të pini kafe.

Nëse është shumë e nxehtë.

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, si kafja apo çaji, mund të shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët e mjekësisë. Mendohet se temperatura, dhe jo substancat e pijeve, shkakton kancer të ezofagut nëse është mbi 65 gradë celsius.

Ju zë ankthi.

Nëse ndiheni pak si në ankth sapo pini kafe, duhet të fajësoni këtë të fundit. Kafeina ka një efekt stimulues në sistemin nervor, që shkakton lëshimin e hormonit kortizol të stresit. Në këtë rast e përkeqëson edhe më shumë ankthin dhe problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga depresioni.

Kur je duke “ngordhur” për gjumë.

Kafja mund të duket një zgjidhje shumë e mirë nëse do ta gdhish mëngjesin, në rast të kundërt jo. Përpiquni mos të pini kafe para se të flini, pasi është e sigurt se nuk do t’ju zërë gjumi. Nëse nuk do të flini të paktën 7 orë në natë, do të fillojnë të shfaqen probleme në shëndet.

Sapo zgjoheni nga gjumi.

Konsumimi i kafes që pa gdhirë nuk do t’ju shtojë aspak nivelet e energjisë. Kjo sepse në orët e para të zgjimit, nivelet e hormonit kortizol të stresit janë në kulmin e tyre, dhe ju japin një rritje normale të energjisë. Prandaj shumë ekspertë bien dakord që kafen e parë të mëngjesit ta pini rreth orës 10:00 deri në 12:00, kur nivelet e kortizolit kanë filluar të bien.