Coutinho shokon Liverpoolin, lajm fantastik për Barcelonën (Foto)

Philippe Coutinho është i gatshëm që të largohet nga Liverpool gjatë kësaj vere.

E ardhmja e mesfushorit Philippe Coutinho nuk është e qartë, por lojtari ka treguar se në cilën skuadër dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm.

Braziliani ua ka bërë të qartë drekuesve të skuadrës angleze së është i gatshëm për t’u larguar dhe transferuar në Barcelonë.

Sipas Sky Sports, Coutinho vetëm ka treguar dëshirën e tij, duke lënë fatin në duart e Liverpoolit.

Ai dëshiron që fillimisht të dy skuadrat të arrijnë marrëveshje dhe më pas ai do të largohet.

Coutinho shihet si zëvendësues i Neymar, i cili për 222 milionë euro kaloi në PSG, ndërsa Liverpool nga ky transferim do të mund të fitonte 140 milionë euro.