Zbardhni dhëmbët në më pak se 2 minuta, ja receta e përkryer

Dhëmbët e bardhë janë diçka që ne të gjithë dëshirojmë t’i kemi. Ata ndikojnë në vetëvlerësimin tonë dhe njëkohësisht na e zbukurojnë buzëqeshjen, por të gjithë e dimë se ata mund të jenë të vështira për t’u arritur.Ka shumë pasta të dhëmbëve në treg, por jo të gjitha mund të ndihmojnë. Ato janë plot me kimikate dhe vetëm se dëmtojnë zmaltin tuaj, si dhe rrisin rrezikun për prishjen e dhëmbëve. Zbardhja e dhëmbëve tek dentisti mund të jetë shumë e shtrenjtë.

Për fat të mirë, në këtë artikull ne kemi vendosur t’iu prezantojmë një ilaç natyral që do t’ju ndihmojë të keni dhëmbë të bardhë në çast.

Trajtimi që po ju paraqesim është i përbërë nga vaji i kokosit që heqë të gjitha bakteret e rrezikshme nga goja juaj, por gjithashtu ua zbardh edhe dhëmbët.

Ja çfarë ju duhet:

Përbërësit:

  • Rreth ½ e filxhanit vaj kokosi
  • 2-3 lugë sode buke
  • 2 pako të vogla të pluhurit të stevia-s
  • 15-20 pika vaj mendre ose vaj kanelle
  • 10 pika ekstrakt mirre (opsionale)

Instruksionet:

Fillmisht, lejeni vajin e kokosit të shkrihet ose të zbutet paksa. Pastaj, përzieni të gjithë përbërësit e tjerë. Pasi ta arrini përzierjen homogjene, transferojeni atë në një kavanoz të vogël qelqi. Lëreni të qetësohet plotësisht.

Përdorimi:

Përdorni një lugë të vogël për të vënë një sasi të vogël përzierje në furçë të dhëmbëve. Më pas, bëjuni brush dhëmbëve si gjithmonë.