10 “trident”-ët që pritet të dridhin futbollin europian në sezonin e ri

Ato janë tmerri i portierëve kundërshtarë. Të tillë parashikohen të jenë në formën e “trident”-ëve edhe gjithë sezonin e ardhshëm të futbollit në Europë. Së bashku, sezonin e kaluar, ata shënuan një dajak prej 690 golash. Këto janë “tredhëmbëshit” e mundshëm, në fund të merkatos së verës, që mund të rezultojnë dhjetë më të fuqishmit në Evropë. Nëntë prej tyre do të luftojnë për Ligën e Kampionëve, ndërsa Arsenali ka mbetur jashtë kompeticionit më të rëndësishëm kontinental për klubet.

Barcelona
Coutinho, Suárez dhe Neymar
(105 gola) – Me largimin e Neymar, klubi katalanas ka humbur 20 gola. Por, ka një arsenal si Messi, golashënuesi më i mirë në mesin e këtyre 30 “artilerëve”, me 54 gola sezonin e kaluar. Ardhja hipotetike e Coutinho do të lejojë që Barcelona të qëndrojë mbi “pengesën” prej 100 golash me “trident”-in e vet.

PSG
Neymar, Cavani dhe Mbappé
(95 gola) – PSG-ja është klubi i dytë kryesor pprej golashënuesi, referuar sezonit të kaluar: Cavanit dhe 49 golave të tij i janë bashkuar 20 gola të Neymar dhe 26 të tjerë më shumë në qoftë se Mbappé, më në fund, mbërrin në “Parc de Princes”. 95 gola në total për të paraqitur kandidaturën e tij serioze për Champions.

Arsenali
Alexis, Lacazette dhe Özil
(79 gola) – Arsenali nuk do të luajë në garën më të madhe kontinentale, por duket i përgatitur për sfidën e vet në Premier League dhe “Europa League”. 37 gola i sjell Lacazette në shpinën e tij, së bashku me 30 gola të Alexis Sanchez dhe 12 të Ozil, duke u bërë kësisoji “tridenti” sulmues i tretë më vdekjeprurës në Europë. Dinamit në “Emirates”.

Real Madrid
Cristiano Ronaldo, Benzema dhe Bale
(70 gola) – Sezonin i kaluar nuk ishte më i miri për BBC, i cili qëndroi në kuotën e 70 golave, falë një kontributi më të ulët nga Cristiano Ronaldo dhe Bale. Zidane humbet 20 golat e ofruar nga Morata, por mban furnizimin e anës tjetër luksoze: Isco (11), Asensio (10) dhe Ramos (10).

Bayern Munich
James, Lewandowski dhe Robben
(70 gola) – Bayern Munich kanë huazuar James Rodriugues nga Real Madridi, duke e shtuar forcën golashënuese të vetën në sezonin e ri. 11 golat e shënuar nga kolumbiani, së bashku me 43 gola të Lewandowski dhe 16 të Robben barazojnë rivalët e tyre europianë.

Juventus
Dybala, Higuaín dhe Bernardeschi
(65 gola) – “Zonja e Vjetër” ka mbajtur duetin e saj Dybala-Higuain dhe ka shtuar një Bernardeschi, që të vazhdojë të dominojë Italinë dhe të përpiqet të përmbushë ambiciet maksimaliste në Champions.
Atletico Madrid
Carrasco, Griezmann dhe Gameiro
(56 gola) – Një verë pa transferime në “Vicente Calderon”, si rezultat i dënimit të dhënë nga FIFA. Sfida e Atletico Madrid në tri javët e mbetura të merkatos do të jetë mbajtja e Griezmann. Francezi 26 golësh përforcohet si pjesë e “trident”-it nga Gameiro (16 gola) dhe Carrasco (14 gola).

Manchester City
Sterling, Agüero dhe Bernardo Silva
(54 gola) – Goli është në pritje në ekipin e Guardiolës. Të 33 golat e shënuar sezonin e kaluar nga Aguero u mbështetën vetëm nga 10 të tillë nga Sterling. Bernardo Silva do të kontribuojë më shumë se 11 gola, sa realizoi te Monaco sezonin e shkuar.
Manchester United
Rashford, Lukaku dhe Mkhitaryan
(48 gola) – Në anën tjetër të Mançesterit, Mourinhos do t’i mungojnë 28 golat e sezonit të kaluar të Ibrahimovic, por ka shtuar 26 të tillë të Lukaku. E ardhmja e suedezit kur të rimëkëmbet nga lëndimi nuk dihet se ku do të jetë.
Chelsea
Hazard, Morata dhe Batshuayi
(48 gola) – Të dëshpëruar për të mbrojtur titullin në Premier League dhe triumfuar në Champions, blutë e Londrës premtojnë surpriza. Përforcim cilësor duket Morata, një shënues i përhershëm, i cili do të jetë vendimtar për Chelsea si pjesë e “trident”-it Hazard-Morata-Batshuayi.

690 golat e 10 “trident”-ëve në sezonin 2017-2018

EKIPI  Lojtari  Gola  Lojtari  Gola  Lojtari Gol.Tot
Barcelona Coutinho 14 Suárez 37 Messi 54 105
PSG Neymar 20 Cavani 49 Mbappé 26 95
Arsenal Alexis 30 Lacazette 37 Özil 12 79
Real Madrid Cristiano 42 Benzema 19 Bale 9 70
Bayern Munich James 11 Lewandowski 43 Robben 16 70
Juventus Dybala 19 Higuaín 32 Bernardeschi 14 65
Atlético Madrid Carrasco 14 Griezmann 26 Gameiro 16 56
Man. City Sterling 10 Agüero 33 Bernardo Silva 11 54
Man. United Rashford 11 Lukaku 26 Mkhitaryan 11 48
Chelsea Hazard 17 Morata 20 Batshuayi 11 48