Pushimet verore, dikur dhe sot

Shqipëria si ka qenë dhe si është!

Shpesh herë është tema që diskutohet më tepër sidomos nga moshat e mesme dhe të treat.

Shqipëria ka ndryshuar në çdo aspekt të jetës, diku pozitivisht e diku ndoshta jo dhe aq pozitivisht.

Por, po të prekim çështjen se si argëtoheshin njerëzit në vitet ’80 p.sh. dhe si argëtohen sot, është një temë mjaft e gjerë.

P. sh.: Pushimet verore në vitet ’80 dhe pushimet verore sot (2017).

Normale që ka goxha ndryshim nga stili dhe mënyra e jetesës në vitet ’80 në krahasim me ditët e sotme.

Kjo vihet re fare mirë, sidomos në mënyrën e frekuentimit të plazheve, stilit të rrobave të banjës, lloji i agëtimit në plazh etj.

Në ditët e sotme, kur bregdetet shqiptare janë më të populluara se kurrë, madje edhe nga turistë të huaj, vihet re një ndryshim total nga ai i viteve ’80 sidomos në rrobat e banjës.

Ja disa foto interesante që bëjnë diferencën:

Këto foto janë dëshmi e gjallë e një ndryshimi rrënjësor përsa i përket mënyrës së argëtimit në plazh dhe rrobave të banjës.

Fotot e viteve ’80, femrave të sotme mund t’iu duken qesharake ose të papërshtatshme për stilin e tyre, jashtë mode.

Por, nga ana tjetër moshat e vjetra kanë nostalgji për kohën e vjetër dhe fetmrat e sotme i cilësojnë “të shthurura”.

Jo vetëm ndryshim rrënjësor, kemi të bëjmë me një kontrast që mesa duket sa vje e thellohet më tepër.

Nga një mënyrë jetese modeste në një civilizim të shfrenuar!