Mallakastër: Digjen tre banesa. Flet kryetari i bashkisë, ka dëme të mëdha

Agron Kapllanaj, Kryetari i Bashkisë së Mallakstrës ka folur në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fshatin Çorrush ku mbetën të djegura tre banesa.

Kapllanaj ishte në vendngjarje dhe bën me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar por ka dëme të mëdha materiale dhe banorët e zonës janë evakuuar.

Era e fortë ishte shkaku i përhapjes së shpejtë të flakëve.

Forcat zjarrfikëse dhe policia janë në vendngjarje dhe po përpiqen për të vënë në kontroll flakët.