Mallakastër: Vajza shpërthen në lot, “Na ndihmoni! Po më digjen prindërit!”

Në fshatin Çorrush të Mallakastrës flakët e zjarrit po rrezikojnë seriozisht jetën e 7 familjeve. Alarmin e jep vajza e njërit prej banorëve që është rrethuar nga flakët.

Ajo thotë se prindërit e moshuar e kanë telefonuar para dy orësh dhe ajo ka mbërritur nga Vlora në këtë fshat, por nuk ndërhyn dot për t’ju ardhur në ndihmë, pasi zjarri tashmë ka marrë përmasa ekstreme.

Ajo thotë se ka lajmëruar Policinë dhe zjarrfikëset, por askush nuk ka shkuar për t’ju ardhur në ndihmë të moshuarve.

“Situata është shumë alarmante, kemi dy orë që e marr policinë e shtetit, zjarrfikëset, por askush nuk vjen.

Ne u sosëm nga Vlora por s’ju japim dot ndihmë.

Nuk ka asnjë ndihmë nga shteti.

Ku është shteti?!

E gjithë lagjja është rrethuar nga flakët, po na digjen prindërit brenda (qan) Duhet ndihmë nga ajri se po digjen brenda, ju lutem”, – ka thënë ames lotësh vajza.