Thatësira shkakton dëme në bujqësi

Temperaturat e larta kanë ndikuar negativisht në industrinë e bujqësisë.

Stimuluar edhe nga sistemi jo cilësor i ujitjes, tashmë prodhimi bujqësor është në nivelet minimale.

Thatësira që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor tashmë ka sjellë pasoja për industrinë e bujqësisë.

Kulturat bujqësore si misri dhe luledielli kanë filluar të thahen në rajonet që nuk kanë sistemin e duhur të ujitjes.

Ekspertët bëjnë me dije se temperaturat e larta kanë pakësuar prodhimet e misrit të parashikuara për këtë vit me 60 për qind në krahasim me ato të vitit të kaluar.