Tiranë: Nëna kallëzon të bijën, më keqtrajton që të shkojë në azil

Prokuroria e Tiranës po heton në gjendje të lirë një shtetase 51 – vjeçare.

Ajo është kallëzuar në polici nga nëna e saj e moshuar.

E moshuara ka shkuar në Komisariatin e Policisë në Vorë, dhe ka kallëzuar të bijën pasi sipas saj, ajo e fyen dhe dhunon psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme me qëllim që e moshuara të largohet nga shtëpia dhe të përfundojë në azil.

Ja njoftimi i Policisë:

“Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Dh. A, vjeç 51, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer me qëllim ta largoi nga banesa, nënën Xh. D, vjeç 75. Neni 119 i Kodit Penal”.