CNN dhe mediat e tjera botërore publikojnë foton e realizuar nga Gent Shkullaku

Në fillim ka qenë revista Time, tani edhe CNN ka postuar foto nga zjarri që ka përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme malin e Muzinës në Sarandë.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, siç shihet qartë edhe në foto.

Kjo foto është realizuar nga Gent Shkullaku, fotoreporteri më i mirë i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe është publikuar edhe nga revista Time edhe në faqen e CNN.

Ndërhyrja gjatë natës ka qenë e pamundur, ndërsa prej mëngjesit kanë nisur operacione edhe nga ajri.