Nusja denoncon vjehërrin, e ngacmoi seksualisht

Një burrë është arrestuar në Vorë, pas denoncimit të bërë ndaj tij nga nusja e djalit.

Vajza me inicialet E. H., 20 vjeçe është paraqitur në polici këtë të enjte dhe ka akuzuar babanë e burrit për vepra të turpshme ndaj saj dhe ngacmim seksual.

20 – vjeçarja pohoi para policisë se vjehrri ka përfituar nga rasti kur ishin vetëm në shtëpi, për t’u afruar drejt saj dhe për ta prekur në vendet intime.

Çështja është ende nën hetim dhe për këtë arsye nuk bëhen me dije më shumë detaje nga ngjarja dhe as nëse ngacmimi seksual është i përsëritur.

Pas denoncimit të 20 – vjeçares, e cila tha se bëri rezistencë ndaj babai të të shoqit, u bë arrestimi i 59 – vjeçarit, shtetasit me iniciale  F. H., nën akuzën e ngacmimit seksual.