Vlorë: Arrestohet 16-vjeçari që i vuri flakën 5 hektarëve në Kuç

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas 16 – vjeçar, i cili dyshohet se është përgjegjës për vendosjen e zjarrit në fshatin Kuç.

16 -vjeçari me inicialet R. L është proceduar penalisht edhe më parë, për veprën “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Ai shkaktoi rënien e zjarrit në sajë të një cigareje që hodhi në tokë dhe për pasojë u dogjën mbi 5 hektarë shkurre dhe ullinj.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë ende punën për fikjen e zjarrit i cili vijon që prej 2 ditësh.