Në kërkim 36-vjeçari, që vuri zjarrin në Mallakastër

Policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar për zjarrvënie, vuri në rrezik rreth 7 familje, në fshatin Çorrush të Mallakastrës  “Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarrin e ka vënë shtetasi L.L, 36 vjeç, banues në lagjen “Bajraktari”, Mallakastër, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të tokës së tij për të djegur disa barishte dhe për pasojë zjarri është përhapur dhe janë djegur rreth 10 hektarë shkurre.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se si pasojë e flakëve, deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë shkurre dhe rreth 4200 rrënjë ullinj.