Ja çfarë e tradhtoi trafikantin shqiptar të drogës, që hiqej si portugez (Emri)

Një trafikant droge me origjinë shqiptare, Artinis Hajdarmataj, 20 vjeç është arrestuar nga policia në Britani, pasi hiqej si një shtetas i BE-së, përkatësisht portugez.

Ai në fillim u ndal në Uinkuorth Rod, të Benstid nga policia e Surreit. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari Hajdarmataj pretendonte se ishte portugez dhe quhej Samuel Alves.

Mirëpo, policët e pranuan sfidën e shqiptarit dhe i kërkuan të fliste portugalisht.

Aty shqiptari çaloi dhe menjëherë u dërgua në komisariat, ku u verifikua se ishte i kërkuar për trafik droge.