Dorëzohen byzylykët te Ministria e Drejtësisë, Tërhiqet kompania që ofron shërbimin e mbikëqyrjes elektronike

Përfaqësuesit e kompanisë private që ofron shërbimin e mbikëqyrjes elektronike, janë paraqitur sot në orën 14:30 në në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, pavarësisht se një ditë më parë u pengua procesi i verifikimit të byzylykëve për shkak të mungesës së tyre.

Përfaqësuesit e kompanisë pranuan më në fund të dorëzonin pajisjet në pronësinë e Ministrisë së Drejtësisë, madje lejuan edhe grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë kolaudimin e pajisjeve, së bashku me ekspertët e kompanisë.

Lidhur me këtë çështje, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për të mbikëqyrur procesin e marrjes në dorëzim të këtyre pajisjeve dhe realizimit të procesit të kolaudimit nga grupi i punës. Kjo për shkak të kompleksitetit të çështjes.

Ministria e Drejtësisë garanton se procesi i kolaudimit do të jetë i pandërprerë, me qëllim mos pengimin e funksionimit të ofrimit të shërbimit të mbikëqyrjes elektronike