Mamurras, burrë e grua plagosen nga nipi për një grumbull zhavorri

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fushë Mamurras, ku kanë mbetur të plagosur një çift.

Mësohet se Agustin dhe Manushe Shpani, janë qëlluar me mjete të forta nga nipi i tyre Evis Shpani.

Sipas raportimeve nga terreni, shkak për konfliktin mes tyre është bërë një grumbull Zhavorri.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërkohë që Evis Shpani u arrestua nga policia. Vijon…