Gjermani: Vdes 28 – vjeçarja shqiptare në qendrën e azilantëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi azili në Gjermani.

Një refugjate ka humbur jetën nga zjarri.

Bëhet fjalë për një 28 – vjeçare shqiptare.

Psditen e së premtes, rreth orës 16 e 30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës, në qendrën për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut.

Si pasojë e zjarrit, ka gjetur vdekjen shqiptarja ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta.

Bëhet fjalë për një grua me handicap, pasi e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.

Ndërsa gruaja që ka pësuar lëndime ka qenë një e punësuar e sigurimit aty, e cila ka tentuar të ndihmojë banorët.

Ajo është dërguar menjëherë në spital pasi ka rënë në kontakt me gazin helmues të liruar nga zjarri.

Mbi 100 persona të ekipeve shpëtimtare janë mobilizuar me këtë rast, por kur ata kanë arritur në vendin e ngjarjes, retë e tymit shiheshin tashmë nga larg.

Banorët janë evakuara, janë zhvendosur në sallën e sporteve.

Nuk dihet e nde cili ka qenë shkaku apo shkaktari i zjarrit.

Po zhvillohen hetime për zbardhjen e ngjarjes.