Disa fakte që nuk i dimë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin

Të gjithë e njohim heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin dhe jemi në dijeni për bëmat e tij heroike për mbrojtjen e atdheut.

Por, a dimë ne gjithëçka rreth tij?

Këto fakte me siguri nuk i dini.

Ja për çfarë bëhet fjalë:

1-Gjergj Kastrioti lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq në Lezhë, më 17 janar të vitit 1468.

Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë.

Mbetet ende figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

2- Gjergj Kastrioti mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965.

Ky është titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

3- Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze,Vojsava. Ai ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

4- Gjergj Kastrioti u martua me Donika Aranitin, një vajzë nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit.

Për nder të të atit, i biri i tij, Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

5- Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është fakti se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë.

Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu dhe ushtrinë e tij.

6- Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu, u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.

7- Gjergj Kastrioti i përkiste fesë së krishterë, por u shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë.

Kjo ishte feja më e përhapur në atë kohë Evropë.

8- Ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”, nga personalitete dhe historian të huaj.

Këto epitete e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.

9- Mendohet se Gjergj Kastrioti ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm.

Shpata që përdori ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

10- Sot, emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.

11- gjithashtu, buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada, Kosovë, Tiranë.

Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar kështu luftëtarin.

12- Përkrenarja me kokën e dhisë me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh.

13- Janë dy shpata të Skënderbeut, njëra i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg; ndërsa shpata tjetër është model turk dhe është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

14- Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar figurën e heroit tonë kombëtar.

Barletiti ka thënë se kali i tij ishte i bardhë dhe i një race të zgjedhur dhe pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.

15- Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i tij.

Pas kësaj ngjarje ai u dërgua në Edrene të Turqisë.

16- Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, mori nga Sulltani titullin e gjeneralit.

Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqipe.

Ai shkruante dhe kishte oratori të lindur.

Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës.

Në këto beteja ai u dallua për trimëri.

17- Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve, ku Kostandin Kastrioti filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

18- Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastrioti zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe humbi vetëm një.

Betejat e udhëhequra prej tij kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.

19- gjergj Kastrioti ka përdorur dy uniforma, e para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore; ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është veshje popullore me qeleshe dhe xhubletë.

20- Eshtrat e tij u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes.

Varri i tij ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë dhe u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

21- Skënderbeu ka deklaruar:

“Unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”.

Në veprën e tij, Marin Barleti thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.

22- Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri dy herë, me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut.

Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti i cili do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.

23- Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione:

Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë;

Një muze në Krujë,

Një fshat në Librazhd,

Një pije alkoolike konjak,

Një skuadër futbolli e Korçës,

Universiteti ushtarak,

Një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu”,

Një shesh në kryeqytet.

24- sami Frashëri propozoi që emri i Skënderbeut t’i vendosej kryeqytetit të vendit.

Në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, më 1889, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.

25- Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine; ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.

26- mbreti i Napolit, Alfonso i dhuroi Skënderbeut rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha.

Edhe sot, ky vend është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

27- bashkëpunëtorët më të afërt të tij ishin: Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti.

Por, dy prej tyre e tradhtuan.

28- Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është fjalimi i mbërritjes në qytetin e Krujës.

Fjalët “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, edhe sot e kësaj dite kanë vlerë letrare dhe mendimi.

29- Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, janë thurrur opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij.

30- Për figurën e Skënderbeut janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.

31- Tri tradhëtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut janë:

Tradhëtia nga nipi i tij, Hamza Kastrioti,

Tradhëtia nga princi Moisi Golemi

Tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skënderbeut.

32- Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër me Skënderbeun, i cili ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut

Në një betejë ai i vrau 8 komandantë të lartë Skënderbeut.

33- Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane; dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha.

Por, qyteti nuk ra asnjëherë nën mbrojtjen e Skënderbeut.

34- Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun:

Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit,

Djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.

35- Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër; 100 mijë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët.

36- Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi.

Gjithashtu, Skënderbeut iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437 – 1438.

37- Numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë mendohet se është rreth pesë mijë.

Historianët turq pohojnë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.

38- Një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave të ushtrisë turke.

Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.

39- Më 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skënderbeu me ushtarët e tij besnikë largohet nga beteja dhe drejtohet për në Shqipëri.

40- Më 28 Nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.

41- Lufta e kalorësisë ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut dhe të tërhiqej shpejt.

42- Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.

43- Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 62-vjeçare pa asnjë shkak natyror.

Studiuesi Aurel Plasari hodhi tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.

44- Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit.

45- Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.

46- Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij në Krujë në vitin 1439, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.

47- Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij.

48- Pas Kuvendit të vitit 1443, Skënderbeu më 2 mars të vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV.

49- Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.

50- Një fakt tjetër në jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i romes mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë.