Mirditë: Tenton të vrasë me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga policia

Një 46 – vjeçar, banues në “Zajs” Kurbnesh – Mirditë ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 52 – vjeçar,  banues në fshatin “Zajs” në Kurbnesh – Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, midis tyre.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe e ka shpallur në kërkim.

Ja raporti zyrtar i policisë së shtetit:

“Mirditë

Tenton të vrasë me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga policia

Më datë 11.08.2017, nga Sektori për Krimet e Rënda pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Mirditë, u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit :

– D. A. , 46 vjeç, banues në “Zajs” Kurbnesh – Mirditë

Ky shtetas , në vendin e quajtur në afërsi të fshatit “Zajs” në Kurbnesh – Mirditë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin V.A. 52 vjeç, banues në fshatin “Zajs” në Kurbnesh – Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, midis tyre.

Materialet hetimore e proçeduriale do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Lezhë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76/22 dhe 278 të Kodit Penal”.