Ky është fruit që ju bën të lumtur gjatë pushimeve

Sipas një dietologeje australiane, mënyrën më të mirë për të mbajtur stomakun të lumtur gjatë pushimeve është ngrënia e një fruit.

Rebecca Gawthorne bën me dije se:

“Ngrënia e një fruti specifik ndihmon lëvizjen e zorrëve dhe e bën të lehtë barkun tuaj.

Përzierja e fibrave, sheqerit natyral tek dardhët, sorbitoli dhe fruktoza, të ndihmojnë të mbash të shëndetshëm sistemin tretës dhe parandalon kapsllëkun.

Gjithashtu, ndihmon në përthithjen e nutrientëve përmes ushqimit dhe ndërton imunitetin tend.

Dardhat janë një nga frutat me sasinë më të madhe të fibrave dhe kur uleni në kolltukun e një avioni për një kohë të gjatë duke ndarë me të tjerët mikrobet, zorra juaj do tju jetë mirënjohëse”.