Memaliaj: Finalizohet me sukses operacioni i koduar “KURTJES”

Policia e Memaliaj, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë zhvilluar dhe realizuar me sukses operacionin “KURTJES”.

Në këtë operacion, të zhvilluar në fshatin Kurtjes, Memaliaj; u sekuestruan 7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Ja njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:

“Memaliaj

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “KURTJES”.

Sekuestrohen 7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Arrestohet ne flagrancë poseduesi i tyre.

Në bazë te informacioneve policore të marra në rrugë operative nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, se një shtetas në fshatin Kurtjes dispinonte lëndë ekspolzive, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë zhvilluar operacionin KURTJES.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.B. 57 vjeç, banues në fshatin Kurtjes, Memaliaj pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 kallëp tritol 200 gr.

600 gramë C4.

6.8 kg lëndë plasëse (dinamit).

12.7 metër fitil zjarrpërcjellës.

45 kapsolla detonatore.

1 thikë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal”.