Serbia pengon anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Ivica Daçiç, shefi i diplomacisë serbe, në bashkëpunim me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, gjatë shtatorit pritet që të dërgojë emisarë specialë edhe në tetë shtete për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.

Sipas gazetës serbe “Novosti”, deri më 9 gusht, emisarët specialë nga 27 shtete kanë vizituar 19 dhe bëhet fjalë për aksionin e lobimit diplomatik kundër kandidaturës së Kosovës, e cila ka nisur më 1 prill të këtij viti.